Dokumenti i zanafillës së Tiranës si kryeqytet, historiania Nevila Nika në Ilva Now

11 Shkurt 2020 | 18:59

Nga studio e Ilva Now, historiania e njohur Nevila Nika ka folur për historinë e Tiranës dhe ka hedhur dritë mbi ngjarjet që e bënë Tiranën kryeqytet.

E pyetur për origjinën e emrit të kryeqytetit, ajo u përgjigj se “ka shumë histori, por asnjëra prej tyre nuk është e besueshme”.

Ndër të tjera, ka dhe shumë teori për vitin se kur është themeluar Tirana, duke përmendur një nga dokumentet e para për Tiranën, portikun e xhamisë së vjetër. Ky dokument, i shkruar në 1613, thotë se “kjo xhami dhe ky hamam u ndërtuan me kontributin e tregtarëve të Tiranës”. Pra rëndësia e këtij dokumenti është se dëshmon që në Tiranë ka pasur tregtarë dhe banorë që në atë periudhë.

ilv

Një ndër teoritë e tjera që sugjeron për lashtësinë e Tiranës vjen për shkak të pozicionit të volitshëm gjeografik, “ka pranë male, lumenj, rreth e rrotull ka kala” ka thënë znj. Nika.

Historiania ka pohuar se Tirana nuk ka qenë një qytet shumë i zhvilluar në momentin “që i trokiti fati në derë”, por nuk ka përjashtuar ekzistencën e një elite të këtij qyteti. 

Ajo ka sjellë në studio një letër të drejtuar gjeneralit francez Filips, i cili asokohe administronte Shkodrën, e shkruar nga Hoxha Kadri Prishtina, ministri i drejtësisë që doli nga qeveria e Lushnjës, kongresit historik që hodhi themelet e shtetit shqiptar.

Letra e shkruar fillimisht në gjuhën osmane, e përkthyer në frëngjisht për gjeneralin Filips, dhe më pas e shqipëruar nga Haki Sharofi mësues i Medresesë së Tiranës, është një rrëfim i rrugëtimit dhe peripecive që kaluan burrat nga Kongresi i Lushnjës drejt Tiranës.

“Qeveria u nis nga Shijaku për të ardhur në Tiranë. Italianët në të dy anët e rrugës, vunë mitraloz për t’i frikësuar. Ushtria italiane është në Durrës ku është dhe qeveria e përkohshme e Durrësit”.

Znj. Nika ka lavdëruar “vendosmërinë e tyre për tu përballur me armikun, por mbi të gjitha vullnetin për të qenë bashkë”.

Ajo ka theksuar momentin e historik të hyrjes së tyre në Tiranë, në atë që sot njihet si Rruga e Kavajës. Ajo përshkruan rrugën “të mbushura me topa drejtuar atyre që po hynin në Tiranë” e cila iu shkaktoi jo pak siguri, megjithatë qytetarët e Tiranës e kishin dëshmuar vite më parë mikpritjen e tyre me muhaxhirët që vinin nga Dibra e Madhe.

E ftuar në studio ka qenë dhe gazetarja Rezarta Delisula e cila ka folur për rëndësinë e edukimit të fëmijëve për historinë e Tiranës, jo vetëm nga familja, por edhe si një detyrë që i takon shtetit.

“I takon gjithsecilit, administratës dhe shtetit qe të orientojnë fëmijët për të dashur qytetin. Tirana është parë si një qytet pa vlerë, që erdhën të tjerët e bënë” por ajo e ka hedhur poshtë këtë duke thënë se shumë qytetarë të Tiranës janë arsimuar në kryeqytete të Europës.

“Fëmijët tanë nuk dinë historinë e kryeqytetit. Ne duhet t’i edukojmë që të ndihen krenar që janë kryeqytetas”, ka shtuar gazetarja.

Znj. Delisula ka folur gjithashtu për lashtësinë e Tiranës si një qytet i mirëfilltë ku përmendi një nga bizneset e para i cili datonte në vitin 1900, një biznes i regjistruar në tatime, si dhe vendbanimet dhe kalatë e lashta që datojnë që në shekullin e 3 pas Lindjes së Krishtit.

100-vjetori i Tiranës

Tirana feston 100 vjetorin e saj si kryeqytet. E themeluar nga Sulejman Pashë Bargjini, fillimisht thjesht si me  një xhami, një furrë dhe një hamam, sot ajo përbën qytetin më të madh  dhe më të populluar të vendit.  

Me një histori shumë të vjetër, që daton që nga epoka paleolitit, gjithçka aty flet për një pjesë të pathënë të historisë,

Më 8 shkurt 1920, Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën si kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, megjithëse infrastruktura kishte shumë probleme .

Në vitin 1923,  u krijua dhe plani i parë rregullues i qytetit nga arkitektë austriake.

Qendra e tanishme  e Tiranës është projekti i  dy arkitektëve italianë Florestano di Fausto dhe Armando Brasini.

Nga viti 1944 deri më 1991, filluan të ndërtoheshin masivisht komplekse apartamentesh të stilit socialist.

Sot, Tirana është qendra e jetës politike, ekonomike dhe kulturore të vendit, me rreth 1 000 000 banorë.

Në vitet e fundit ajo ka pësuar ndryshime thelbësore në pamjen e saj, një zhvillim gjithmonë në rritje në infrastrukturën moderne duke kontribuar në pamjen metropolitane të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021