Parashikimi i javës, meteorologia zbulon se si do të jenë temperaturat në vijim
Meteorologia Lajda Porja bëri një parashikim të motit për gjatë kësaj javë në një lidhje për Euronews Albania, ku është shprehur se këtë të hënë temperaturat janë mjaft të ulëta dhe është dita më e ftohtë e javës.
“Ballkani është me diell. Sot temperaturat janë mjaft të ulëta dhe është dita më e ftohtë e javës. -4 gradë shënon Peshkopia, -3 gradë shënojnë zonat në qarkun e Korçës, 3 deri në 4 gradë janë zonat e ulëta, 5 deri në 6 gradë shënon bregdeti, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten në 14-15 gradë. Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës pothuajse dhe me vranësira të lehta dhe nuk do të ketë reshje”, tha meteorologia.
Porja theksoi se deri të enjten do kemi prezencë të diellit por situata në fundjavë do të ndryshojë.
“Të paktën deri ditën e enjte koha do të jetë me diell, pra do të ketë ndryshim situata termike nga nesër deri të enjten, mëngjeset do të jenë më të ngrohta. Zonat malore mbeten në temperaturat 0 dhe -1 gradë, në fshatra dhe në zona të thella, rriten vlerat maksimale për shkak se rrezatimi diellor do të jetë dominant gjatë gjithë paradites duke bërë që temperaturat të ngjiten deri në 17 gradë.
Ndryshon situata ditën e premte dhe në fundjavë, vendoset një tjetër sistem vranësirash duke na sjellë reshje. Rikthehen dhe reshjet e dëborës, por më pak reshje do të ketë dita e diele”, tha Porja.
Meteorologia shpjegoi se kjo javë nga e hëna në të enjte, moti do të jetë me diell dhe nga e premtja në të diel do të jetë me reshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë