Aksion Policia Rrugore në Vlorë: Qindra masa ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve
Policia rrugore në Vlorë ka zhvilluar një aksion të gjerë këtë të hënë, duke vendosur qindra masa administrative për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Kontrollet, që nisën herët në mëngjes dhe vazhduan për disa orë, janë përqendruar në automjetet me xhama të zinj pa leje përdorimi, drejtuesit që përdorin celular gjatë lëvizjes, dhe ata që nuk vendosin rripin e sigurimit.
Janë marrë masa edhe ndaj drejtuesve që mbajnë fëmijë nën moshën e lejuar në vendin e parë dhe ndaj automjeteve luksoze që shkelin rregullat rrugore. Gjithashtu, policia ka ndëshkuar drejtuesit me shpejtësi të lartë dhe ata me gjoba të papaguara.
Në aksionin, i cili përfshiu shumë zona të qytetit, kanë marrë pjesë jo vetëm efektivët e policisë rrugore, por edhe drejtues të saj. Përveç masave ndëshkuese, policia ka ndihmuar qytetarë të moshuar dhe fëmijë për të kaluar rrugën.
Policia bën me dije se aksionet e tilla do të vazhdojnë për të garantuar sigurinë në rrugë dhe respektimin e rregullave nga drejtuesit e automjeteve.
LEXONI GJITHASHTU
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës