Republikanët mbyllin fushatën, Mediu: Pas 30 vitesh, edhe Brukseli shprehet pro ndryshimit
Partia Republikane zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari Fatmir Mediu, kandidati nr.7 i koalcionit PD – AN, u bëri thirrje edhe një herë elektoratit të djathtë e të majtë se pas 30 vjetësh për herë të parë edhe Brukseli ka folur qartë në favor të ndryshimit, në favor të numrit 9.
“Është hera e parë që historinë e këtyre 30 vite që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, Aleancën për Ndryshim. Jo vetëm shqiptarët por edhe partnerë tanë janë tashmë të lodhur me një qeverisje që vetëm mashtron dhe vetëm shkatërron dhe ka mbjell vetëm korrupsion dhe krim”, tha kreu i PR.
“Prandaj 25 prilli është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Le të dalim edhe njëherë siç kemi dalë në vitin 1991-92 për të shembur diktaturën, këtë herë për të shembur diktaturën e krimit dhe korrupsionit të drejtuar nga Edi Rama”, përfundoi z. Mediu.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni