Reagimi i parë i Assad pas rrëzimit: Nuk kisha ndërmend të largohesha deri sa…
Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad tha se ai ishte në Damask deri në mëngjesin e 8 dhjetorit, ditën kur rebelët e udhëhequr nga grupi Hahar Tahrir al-Sham (HTS) pushtuan kryeqytetin dhe se nuk kishte plan për t’u larguar nga vendi.
Assad në deklaratën e parë pas largimit nga Siria të publikuar në rrjetet sociale, deklaroi se në ditët kur forcat opozitare përparonin nga veriu i Sirisë drejt Damaskut, ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se nuk mendonte të kërkonte azil.
Ai shpjegoi se fillimisht shkoi nga Damasku në bazën ruse Hmeimim pranë qytetit bregdetar të Latakias, ku mësoi se rebelët kishin pushtuar Damaskun, raporton RIA Novosti.
Ai shtoi se evakuimit të tij në Rusi i ka paraprirë kolapsi i ushtrisë dhe paraliza e institucioneve shtetërore.
Sundimi 50-vjeçar i familjes Assad në Siri përfundoi pasi ish-kryeministri sirian Muhammad al-Jalali ua dorëzoi pushtetin rebelëve, të cilët kaluan rrugën nga Aleppo në Damask në vetëm dhjetë ditë, duke arritur qëllimin e vendosur në 2011.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë