Barnat për shëndetin mendor, Toma: Shqiptarët preferojnë të vetëmjekohen
Probemet e shëndetit mendor kanë ardhur në rritje dhe paralel me to edhe sasia e medikamenteve të përdorura për trajtim.
Diana Toma ish, Presidente e Urdhërit të Farmacistit në një intervistë për Euronews Albania, vë në dukje se shqiptarët, shpesh marrin mendimin e të afërmeve dhe drejtohen në farmaci pa një recetë dhe konsultë me mjekun specialist.
Toma ngre shqetësimin që edhe në rastet kur pacinetët kanë marr një recetë nga mjeku, sërish ata nuk zbatojnë skemat mbajtëse të medikamenteve.
“Sa më tabu të jetë problemi aq më e madhe është dëshira për ta fshehur, dhe për të mos u konsultuar me mjekun ose specialistin. Dhe fatkeqësisht ende zë vend në shoqërinë tonë pjesa e vetëmjekimit ku miku, shoku, vëllai i cili mund të ketë pasur një problem krejt tjetër dhe të rekomandon ty të njetin ilaç”, thotë Diana Toma.
Jo vetëm në rastet e problemeve të shëndetit mendor, por në të gjitha sëmundjet ekpsertët, rekomandojnë që të bëhet konsultë me mjekun specialist i cili është i vetmi që na orienton drejt skemave të duhura të mejkimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet