Komiteti i Senatit amerikan: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe larg dhunës

22 Prill 2021 | 19:19

Komiteti i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme sapo ka publikuar një deklaratë për zgjedhjet e 25 Prillit. Në deklaratë thuhet se autoritetet duhet të bëjnë ç ‘është e mundur për t’u siguruar që qytetarët kanë të mundur të ushtrojnë të drejtën themelorë për të votuar pa qenë pre e kërcënimeve apo dhunës.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 25 prill, ne i inkurajomë qytetarët shqiptarë të votojnë. Ne i themi autoriteteve të sigurohen që votuesit të kenë mundësinë e plotë për ta ushtruar këtë të drejtë themelore, të lirë nga kërcënimet dhe dhuna.  Ne gjithashtu presim nga secili prej kandidatëve që të sillen sipas të gjitha normave demokratike edhe ndërkohë që janë pjesë e fushatave të vazhdueshme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë, janë më të angazhuar se kurrë për të mbështetur të ardhmen demokratike dhe të begatë të qytetarëve shqiptarë,” shkruan deklarata e zyrtarit, Bob Menendez, drejtues i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026