Rekomandimet e KE për Shqipërinë: Duhet dialog politik

17 Dhjetor 2024 | 18:45

Këshilli i Europës ka bërë një pasqyrim të rezultateve që ka arritur Shqipëria, në procesin e zgjerimit.

Duke vlerësuar objektivat për integrimin në Bashkimin Europian, Këshilli inkurajon forcat politike të ndjekin planin e anëtarësimit.

Në konkluzionet e miratuarar, KE vëren se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit dhe këshillon dialog politik gjithëpërfshirës, për përparimin në reformat në lidhje me BE-në.

Po ashtu, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen plotësisht dhe të zbatohen,  ndërsa për reformat zgjedhore, duhen adresuar rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë.

KE sheh me shqetësim edhe median e pakicat në vend, të cilat i quan cenim të lirisë së shprehjes dhe të drejtave.

Sa i përket migracionit dhe kufijve, kërkohet që të përshtaten, procedurat e azilit me politikën që ndjek BE.

Ndërkohë, për kriteret ekonomike, Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për të avancuar në një treg konkurrues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026