“Serbia duhet ta njohë Kosovën që të futet në BE”, Thomas Waitz: Të vazhdojë dialogu

18 Dhjetor 2024 | 14:25

Eurodeputeti Thomas Waitz, ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur rreth takimeve që po zhvillohen në Bruksel dhe dialogut Kosovë-Serbi.

Waitz u shpreh se zgjatja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, është diçka shqetësuese. Sipas tij palët duhet të arrijnë sa më parë një marrëveshje, ndërsa Serbia duhet patjetër ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Sot e nesër do të shikojmë lider të rajonit që do zhvillojnë takime me liderët e BE-së dhe të Ballkanit. Kjo mund të jetë një mundësi për të caktuar bisedime të reja.

Megjithatë kjo është shumë e vështirë për momentin pasi për shkak të zhvillimeve të brendshme në Serbi, Vuçiç nuk është shumë i gatshëm për dialogun me Kosovën”,-tha ai. ndërsa shtoi se  “Për Serbinë duhet të jetë e qartë që nuk mund të futet në BE, pa e njohur Kosovën”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026