Qeveria cakton Taulant Ballën për pajisjen me pasaportë të Parashqevi Simakut

18 Dhjetor 2024 | 19:30

Shteti shqiptar dhe konsullata e vendit tonë në New York janë vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së  njohur Parashqevi Simaku, e cila u rikthye pas më shumë se 30 vjetësh në vëmendjen e opinionit publik në një mënyrë të pazakontë.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka njoftim nga institucionet që po merren me rastin, burime bëjnë me dije se qeveria shqiptare ja ka besuar misionin e përkujdesjes për këngëtaren Taulant Ballës, i cili mban njëkohësisht dhe postin e drejtuesit politik të diasporës. Mësohet se në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren për ta pajisur me një pasaportë shqiptare.

Stafi diplomatik në Nju Jork wshtw angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.

Në një lidhje për emisionin ‘People’’ në Euronews Albania, avokati Geri Jerman, i cili është marrë me rastet e emigrantëve, përfshirë edhe ata shqiptarë për t’u pajisur me dokumente amerikane sqaroi dhe procedurat që duhet të ndiqen për këngëtaren e njohur shqiptare.

“Ajo që duhet bërë fillimisht është të kërkohet një kopje e çdo dokumenti që disponon këngëtarja si e regjistruar në SHBA, kjo mund të bëhet duke dërguar një shkresë në zyrat e emigracionit. Me anë të kësaj përgjigje mund të zbulojmë nëse ajo figuron si  e regjistruar në ndonjë shtet. Të dhënat mund të zbulojnë statusin e saj në SHBA”, tha ai.

Por tani e tutje gjithçka varet vetëm nga vullneti i këngëtares Parashqevi Simakut për t’iu përgjigjur kërkesave të  autoriteteve shqiptare apo atyre amerikane lidhur me procedurat që duhet të ndiqen për të marrë një identitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026