Ambasadori i BE-së: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit thelbësore për integrimin
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e organizuar për 5-vjetorin e krijimit të SPAK.
Në fjalën e tij, ambasadori Gonzato përgëzoi punën e SPAK, duke theksuar se ky institucion ka krijuar një strukturë solide dhe ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai nënvizoi se suksesi i SPAK është një element kyç për avancimin e Shqipërisë në proceset integruese dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. SPAK ka arritur rezultate konkrete në disa çështje të profilit të lartë, duke rikuperuar miliona euro pasuri të përfituara përmes veprimtarive korruptive dhe ka ndihmuar në goditjen e organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit,” tha Gonzato.
Duke vlerësuar arritjet e SPAK, ai u shpreh se qytetarët shqiptarë e konsiderojnë këtë institucion si më të besueshmin në vend, një tregues i qartë i punës së palodhur të këtij ekipi. Por, Gonzato apeloi që puna të mos ndalet këtu dhe të ketë një përqendrim edhe më të madh në të ardhmen, duke shtuar se rezultatet e integrimit europian do të varen nga vijimësia e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
“Nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultatet pozitive që kemi parë deri tani duhet të shtyjnë për më shumë përpjekje. Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme duhet të mbetet një prioritet i vazhdueshëm,” tha ambasadori i BE-së.
Megjithatë, Gonzato theksoi se SPAK nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i vetëm në këtë përballje:
“SPAK nuk është dhe nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ripërforcimi i bashkëpunimit midis të gjitha institucioneve të drejtësisë është kyç për të forcuar besimin e publikut te sundimi i ligjit dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të qëndrueshëm.”
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit