Gjermania zgjeron ushtrinë, rrit personelin aktiv ushtarak

19 Dhjetor 2024 | 15:00

Gjermania dëshiron të rrisë përmasat e forcave të armatosura në 230 mijë njësi nga objektivi aktual prej 203 mijë. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius e njoftoi planin ambicioz teksa iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësve në Bundestag.

Për momentin Gjermania ka 180 mijë personel aktiv, rreth 20 mijë më pak se objektivi aktual. Forcat e armatosura gjermane janë përpjekur të rekrutojnë njerëz për vite me radhë.

Objektivat që ministri Pistorius synon të arrijë do ta komplikojnë më shumë situatën. Ai thotë se plani për të rritur numrin e stafit të përhershëm është për përmbushjen e kapaciteteve të NATO-s.

Aleanca u ka kërkuar vendeve anëtare të rrisin kapacitetet mbrojtëse për të përforcuar fuqinë e organizatës pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022-shin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026