Lansohet platforma e re online për raportimin e korrupsionit në Kosovë

19 Dhjetor 2024 | 15:42

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP ne Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit, e cila do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha ky aplikacion tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit

“Ne si agjenci, tentojmë të jemi dëshmitarë dhe shembull i mirë i përdorimit të teknologjisë në mbizotërimin e drejtësisë. Ky aplikacion, i cili do të lansohet sot dhe shumë aplikacione tjera, të cilat janë lansuar në të kaluarën, tregojnë që teknologjia mund të vihet në shërbim të sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit…Ne i kërkojmë secilit qytetar të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë me ne, sepse pjesëmarrja qytetare është fuqia jonë”, tha Buleshkaj.

Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e APK-së, Adnan Rrustemi shtoi se kjo platformë ofron një mënyrë moderne, të sigurt dhe konfidenciale për qytetarët që të raportojnë rastet e korrupsionit.

Gjithashtu, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të bëhet identifikimi i rreziqeve dhe digjitalizimi i platformës së raportimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026