Osmani: Shqipëria dhe Kosova, pjesë të pandashme të një kombi të madh

20 Dhjetor 2024 | 12:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti fjalën e saj në seancën e përbashkët të dy kuvendeve të mbajtur këtë të premte në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë.

Ajo tha se seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shërbejë si një thirrje për avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëpunimi nuk është një zgjedhje por domosdoshmëri”, theksoi ajo. Jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë dhe më e fortë. Një Kosovë e suksesshme e ngre edhe më lart Shqipërinë. Prosperiteti i secilit shtet është detyrë që na takon të gjithëve.

Shqipëria për ne ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleate e palëkundur duke na qëndruar pranë në çdo hap. Shqipëria mbetet një shtyllë e fortë. Suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë është nderim i të kaluarës tonë. Le t’i afrojmë dy shtetet tona çdo ditë e më shumë”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026