Bardhi në Kuvendin e Kosovës: Të ngremë një komision për monitorimin e marrveshjeve

20 Dhjetor 2024 | 13:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ju drejtua me një fjalim parlamentit të Kosovës ne mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve.

Bardhi shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike, për proceset integruese dhe demokratizuese të Kosoves.

Ai tha se kjo do duhet të jetë mbledhja e fundit formale mes dy kuvendeve, duke propozuar ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar me qellimin monitorimin e marrëveshjeve mes dy vendeve dhe një axhendë të qartë pune.

Ne fjalën e tij Gazment Bardhi, përmendi edhe rezoluten qe Partia Demokratike, ka propozuar për dënimin e genocidit Serb në Kosove dhe mbështetjen për antarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtarë përfshirë NATO dhe OKB. Për këtë qëllim, Bardhi propozoi koordinimin dhe unifikimin e qëndrimit të delegacioneve parlamentare në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dëshmi e asaj çka realisht janë Shqipëria dhe Kosova, një komb, një qëndrim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026