PD prezanton Këshillin Koordinues për Diasporën, kush janë emrat që e drejtojnë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një takim me Këshillin Koordinues të Diasporës në selinë blu, duke theksuar rolin jetik të diasporës në mbrojtjen e demokracisë dhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Në këtë takim u prezantua përbërja drejtuese e Këshillit Koordinues. Mark Gjonaj u emërua kryetar, Anxhela Paparizu nënkryetare dhe Ira Londo sekretare. Pjesë e Këshillit janë edhe:
-
- Anila Smorgrav
- Brijena Muharremi
- Rosario Petta
- Besmir Rrjolli
- Drita Gjongecaj
- Emina Çunmulaj
- Ermal Sulaj
- Mirela Mezani
Në fjalën e tij, Berisha dënoi ashpër situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si instalim të një autokracie dhe duke theksuar rëndësinë e votës së lirë për diasporën shqiptare.
“Diaspora duhet të ketë zërin e saj të fuqishëm kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri, përmes votës së saj të garantuar dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor,” tha Berisha. Ai vlerësoi investimin e Mark Gjonajt dhe rolin e diasporës në mbështetjen e vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.
Berisha shprehu shqetësim për represionin politik ndaj opozitës, duke e quajtur një “grusht shteti” që shërben interesave kriminale dhe korrupsionit transnacional. Ai theksoi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe në garantimin e sovranitetit të Kosovës.
Gjithashtu, kryedemokrati premtoi angazhimin e Partisë Demokratike për të krijuar kushte që diaspora të investojë kapitalin ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje. Ai u shpreh për një regjim taksash konkurrues në rajon dhe garantoi hapësira në administratë për shqiptarët që dëshirojnë të kontribuojnë për vendin.
“Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”! Trump zemërohet me Izraelin
Presidenti rumun emëron Adrian Vestean si kryeministër
Vokshi: Mbi 50 mijë protestues, këtë protestë masive nuk e kanë organizuar dot as partitë politike
- 03:04 Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë
- 01:56 Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit. Policia ndalon marshimin
- 00:05 Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës
- 23:56 “Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë