Vokshi: Mbi 50 mijë protestues, këtë protestë masive nuk e kanë organizuar dot as partitë politike

13 Qershor 2026 | 21:50

Analisti Indrit Vokshi, i ftuar këtë të shtunë në emisionin NOW në Euronews Albania me gazetaren Greta Topjana, deklaroi se në ditën e 14-të të protestës ishin të pranishëm mbi 50 mijë veta.

Vokshi theksoi gjithashtu se kjo është një protestë masive, e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në vend. Ai tha se asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka pasur kapacitet t’i nxjerrë njerëzit për më shumë se 10 ditë rresht në shesh dhe të organizojë një protestë kaq masive, e cila, sipas tij, tregon se këta qytetarë janë më të fortë se partitë politike.

“Janë mbi 50.000 veta sepse fillojnë nga presidenca diku te kampusi dhe janë tek ministritë Po ndodh protestë masive siç nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe është 12, 13 ose 14 ditë protestë, gjë që asnjë parti politike nuk e ka bërë. Pavarësisht se kanë burim dhe organizim, asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka pasur kapacitete për t’i nxjerrë njerëzit mbi 10 ditë rresht në sheshin e protestës. Që do të thotë se këta janë më të fortë se çdo parti politike dhe çdo organizim politik sepse është më i fortë zemërimi që kanë. Kjo ka qenë duke vluar, ka qenë duke vluar se kudo i ke parë njerëzit duke thënë që duhet të ngrihemi, nuk durohet më, po s’po ngrihet askush sepse këta po na shkelin me këmbë. Edhe ka ardhur një moment kur kanë kuptuar që nuk jemi pak, nuk jemi vetëm, nuk jemi të pambrojtur por kemi njëri-tjetrin. Ju nuk e keni idenë se çfarë solidariteti ka në protestë midis njerëzve”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026