Si Tatimet dhe FIU gjurmuan milionat e eurove që u pastruan në parajsa fiskale

20 Dhjetor 2024 | 16:15

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhërarrest për dy persona, të cilët akuzohen për transferimin e 11 milionë eurove nga kompani guaskë në shtete të parajsave fiskale drejt Shqipërisë dhe më pas në Kanada, në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.

Dy të akuzuarit, shtetasi Darin Gezdari dhe shtetasja Arlinda Markudhe, u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Cost to Cost” nga policia, në zbatim të vendimeve të gjykatës. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë organizuar një skemë kriminale duke përdorur transaksione bankare dhe kompani guaskë në vendet si Qipro, Gjibraltari dhe Malta.

Si Hetimi Tatimor dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare zbuluan skemën?

Ditën e enjte, datë 19.12.2024, Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve finalizoi një fazë të rëndësishme të hetimit disa mujor në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (FIU), për identifikimin e një grupi personash, të cilët në harkun kohor 2021-2022 kishin arritur të pastronin një sasi prej 11 milion euro në territorin shqiptar dhe t`i transferonin në vijim këto para drejt Kanadasë.

Në fillim të muajit dhjetor 2024 aktet e mësipërme hetimore u referuan nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Në vijim, pas regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe, marrjes së autorizimeve të nevojshme nga gjykata kompetente për kontrolle vendesh dhe sekuestrim provash materiale, më datë 19.12.2024 një skuadër e përbërë nga 6 (gjashtë) Oficer të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtuar kontrolle në vende të ndryshme në Tiranë dhe kanë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë, akte të shumta shkresore, etj.

Po ashtu, gjatë ditës së enjte, janë ndaluar edhe 2 (dy) shtetas shqiptarë mbi dyshimet se kanë kryer veprat penale të mësipërme dhe po punohet në drejtim të identifikimit të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet e deritanishme kanë provuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare, duke përdorur kompani guack në shtetet e parajsave fiskale, si Qipro, Gibraltar, Maltë etj, para të cilat transferoheshin në shtetin Shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyre fiktive këtu, dhe më pas transferoheshin në shtetin Kanadez.

Hetimet vazhdojnë, por në këtë fazë të rëndësishme të hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke shpresuar se në vijim do thellohet ky bashkëpunim edhe për raste të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026