Policia e Kosovës sekuestron mallra të kontrabanduara nga Serbia

21 Dhjetor 2024 | 16:36

Policia  e Kosovës në bashkpunim me Doganen e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.

Policia ka njoftuar se kamionin me mallrat e ka ndaluar në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

“Me date 20.12.24,  njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar  nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit  janē hasur mallra komerciale  te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit

Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026