Sherr në një lokal në Durrës, një i plagosur dhe një i ndaluar nga policia

21 Dhjetor 2024 | 20:10

Një sherr i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur këtë të shtunë në një lokal në lagjen 17 të Durrësit, pranë stacionit zjarrfikës. Dy personat, të cilët mësohet se kishin konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht, duke shkaktuar dëmtime të rënda për njërin prej tyre.

Pasi është kërkuar ndihmë nga lokali, Policia ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar njërin prej të përfshirëve në ngjarje. Ndërkohë, personi tjetër i plagosur gjatë konfliktit është transportuar në spital me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026