Ministrja Belinda Balluku në ‘Ilva Now”: Rruga e Arbrit përfundon në 2021

12 Shkurt 2020 | 10:00

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka treguar në detaje ecurinë e punimeve që po kryhen në arteriet kryesore të vendit. E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, znj. Balluku theksoi se projekti i BayPass-it të Fierit do të përfundojë në 1 maj 2020.

Gjithashtu znj. Belinda Balluku tregoi në “Ilva Now” ecurinë e punimeve për Rrugën e Kombit, ndërsa tha se ky projekt pritet të përfundojë gjatë verës së vitit 2021.

Ministrja gjatë emisionit u ndal  tek disa çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e infrastrukturës energjetike dhe asaj rrugore në vend.

Një çështje tjetër me interes për fushën e energjetikës, e cila u diskutua në emision ishte ajo e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Ballukut, ky projekt po zhvillohet me ritme të admirueshme dhe se shumë shpejt linja në fjalë do të bëhet operative.

Pjesë nga diskutimit në studio

Pyetja: Ju e bëtë një akt tek “Bypassi” i Fierit për të shkuar në Vlorë, do të përfundojë këtë vit i plotë?

Ministrja Belinda Balluku: Është mbyllur në kohë rekord. Kemi pasur një vonesë të punimeve, sepse ato duhet të ishin mbaruar në shkurt të këtij viti nëse aksi do të ishte i mbyllur.  Aksi do të përfundojë më 1 maj.Në mbrëmjen e 30 prillit do kaloj do inspektoj rrugën për të parë nëse gjithçka është në vendin e duhur dhe për më tepër edhe pjesa e sinjalistikës të jetë e përfunduar plotësisht.

Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë, unë do të jem në një inspektim pas pak ditësh po ashtu dhe kryeministri, sepse “Ura e Vashës” ka përfunduar dhe është impresionuse të shikosh atë urë të ngritur nga humera, gjë që në Shqipëri nuk e kemi parë deri më sot. Kontrata shkruan 44 muaj, i bie në nëntor të 2022, por kemi marrë një premtim, kryeministri ka marrë një premtim nga kompania ndërtuese që do të dorëzohet gjatë verës së 2021.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021