Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

22 Dhjetor 2024 | 19:33

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në Lumalas, kanë marrë pjesë rreth 50 sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të ndryshme të Europës.

“Gara është me ngritje me vericele. Janë rreth 45-50 garues nga kombi, vendet përreth, Anglia, Belgjika. Është super finalja e precizionit. Është promovim i qytetit, zonës, është një nga testet që përgatisim dosjen në Federatën Ndërkombëtare që të sjellim një kampionat botëror në Korçë”, thotë Alket Islami.

Sporti i fluturimeve me deltaplan ka filluar të përhapet vitet e fundit, madje në mosha të ndryshme.

“Unë jam Arbër Shala. Jam 13 vjeç. Kam nisur kur kam qenë i vogël, por tani me pëlqen shumë. Kam dy vjet që merrem me këtë sport. Në Korçë po kënaqem shumë, kjo është gara e dytë”, thotë një sportist nga Kosova.

“Mirë, kushtet pak të vështira me erën. Janë promovim, i bën mirë vendit. Të rinjtë na shohin e janë të interesuar. Në Kosovë po zhvillohet shumë, njësoj si në Shqipëri”, thotë sportisti tjetër nga Kosova.

Për njërën nga sportistet e huaja që mori pjesë në këtë kampionat, Shqipëria është një nga vendet që di të organizojë më së miri aktivitete të tilla sportive.

“Vij nga Bullgaria. Nuk është hera e parë në Shqipëri. Vij shpesh, sepse këtu bëhen garat më të bukura në Europë. Shkojmë në Vlorë në verë, ndërsa në dimër vijmë në Korçë. E duam Shqipërinë”, thotë një nga sportistet pjesmarrëse.

Garat e këtij viti janë zhvilluar përgjatë 3 ditëve në juglindje të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Rikthehet monumenti i patriotit Çerçiz Topulli në zonën muzeale të Gjirokastrës

Gjirokastra destinacion i kërkuar nga të huajt për festat e fundvitit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur

Një udhërrëfyes malor me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot, të enjten, në shpatet e majës më të lartë në botë gjashtë ditë pasi...
15:50 | 04/06/2026

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024