Gjirokastra destinacion i kërkuar nga të huajt për festat e fundvitit
Pragfestat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2025 në Gjirokastër kanë krijuar një atmosferë të veçantë.
Komplekset muzealë, ndërtesat karakteristike dhe rrugët e kalldrëmta janë zbukuruar nga dekori dhe dritat shumëngjyrëshe.
Dekori i festave dhe peizazhi arkitektonik e bëjnë qytetin e gurtë tërheqës për turistët edhe në stinën e dimrit.
“Gjirokastra është shndërruar në një atraksion turistik, është bërë një trend turistik falë shumë aktorëve dhe faktorëve, jo vetëm pjesës infrastrukturore, shtimit të kapaciteteve por edhe promovimit të madh që i është bërë dhe kënaqësisë që ndjejnë turistët që vijnë për përshtypjet që ata lënë”, Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjirokastër.
Në nisje të muajit dhjetor konstatohet një interes në rritje i turistëve, kryesisht të huaj për të vizituar Gjirokastrën. Bizneset hoteliere dhe strukturat akomoduese kanë rritur prenotimet për ditët e festave të fundvitit.
“Ky trend shpresoj që për këtë vit për muajin dhjetor, për muajin e festave ka rezervime dhe për festat e Krishtlindjeve dhe për festën e Vitit të Ri, nga turoperator kryesisht të huaj, vitet e kaluara ka qenë e pakët ndërsa këtë vit e shikojmë më të kënaqshme”, shprehet ai.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra është vizituar nga rreth 600 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë turistë të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump