120 raste në ditë më grip në Gjirokastër, shtohen rastet tek të moshuarit
Ulja e ndjeshme e temperaturave të motit ka sjellë shtimin e rasteve të prekura nga gripi stinor në Gjirokastër. Janë rreth 120 raste në ditë që paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore si shkak i prekjes nga virozat.
Bluzat e bardha kanë kryer vaksinimin e popullatës ndërsa janë aplikuar rreth 6 mijë doza të vaksinës antigrip.
“Kemi kryer deri tani 91% të vaksinimit të popullatës të këtyre vaksinave dhe kryesisht këto janë kryer në grupmoshën mbi 60 vjeç”,-tha Noris Doraci, specialisti i shëndetit publik.
Në këtë periudhë me rritje të sëmundshmërinë nga gripi stinor synohet që marrja e vaksinës të ndikojë në uljen e infektimit të popullatës.
“Java që kaloi ishin gjithsej si në spital edhe në mjekët e familjes të paraqitur për shqetësime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ishin 117 raste, ndërsa përpara tre javësh kanë qenë mbi 300 d.mth. kurba po vjen drejt uljes për momentin”,-tha Doraci.
Strukturat shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët si dhe kryerjen e vaksinës për të evituar prekjen nga gripi stinor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë