Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

23 Dhjetor 2024 | 10:11

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi me inicialet V.N., i dyshuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999. Sipas aktakuzës, V.N. akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri në qytetin e Suharekës, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe.

Prokuroria ka deklaruar se i pandehuri është i paarritshëm, duke përmbushur kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Rasti tashmë është transferuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo është aktakuza e dytë për krime lufte në mungesë e ngritur gjatë dhjetorit, ndërsa deri më tani janë ngritur gjithsej 33 aktakuza për krime të tilla, që përfshijnë 89 persona.

Nga përfundimi i luftës, mbi 70 persona janë dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërsa mbi 1.600 të zhdukur vazhdojnë të jenë ende të pagjetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026