Mësohet gjendja shëndetësore e Gjekmarkajt, Berisha niset me urgjencë te Trauma

23 Dhjetor 2024 | 19:49

Protesta e PD që ka nisur që prej orës 17:00 të pasdites së sotme është shoqëruar herë pa here me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili protestonte në zonën e Pallatit me Shigjeta, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, nuk është ndier mirë.

Ai u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Traumës. Burime nga ky spital bënë me dije për Euronews Albania se Gjekmarkaj është në gjendje të mirë shëndetësore, tensioni paraqitet normal dhe nuk ka probleme kardiake.

Ndërkohë kryetari i PD, Sali Berisha është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës për të parë nga afër deputetin demokrat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026