Nis me tensione protesta e opozitës, qytetari futet me makinë mes protestuesve
23 Dhjetor 2024 |
17:11
Protesta e opozitës duket se ka nisur me tensione. Në zonën te Pallati me Shigjeta në Tiranë, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe një qytetari i cili ka tentuar të futet me makinë.
Njëri nga protestuesit dhe shoferi i mjetit filluan të përdornin edhe fjalë banale kundrejt njëri-tjetrit, por ishte njëra nga protestueset e cila ju afrua shoferit të mjetit dhe e bindi të mos konfliktoheshin.
Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu.
Ndërkohë mbi 1400 efektivë policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Berisha është lideri i kombit”, protestuesi: Do triumfojë si Trumpi
- Tensionohet situata te sheshi “Willson”, Baçi: Polici më qëlloi me grusht në bark
Lajme të Sugjeruara
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri