Tensionohet situata te sheshi “Willson”, Baçi: Polici më qëlloi me grusht në bark

23 Dhjetor 2024 | 18:23

PD po mban sot në Tiranë protestën e radhës në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile.

Protestuesit e PD janë shpërndarë në 5 kryqëzime të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Në zonën e sheshit Willson deputetët e PD, Luan Baçi e Gazment Bardhi janë përplasur me policinë që ka tentuar të shpërndajë protestuesit.

Deputeti Luan Baçi tha se policia po tregohej e dhunshme ndaj qytetarëve ndërsa atë vetë e kishin qëlluar me grusht në bark.

“S’janë policë këta, nuk e di çfarë janë, gjuajnë edhe me grusht nga barku”, tha Baçi për Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026