“Më ushtruan presion në gjoks mbeta pa frymë”, Gjekmarkaj flet i shtrirë nga spitali
Deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili u largua nga protesta e opozitës këtë të hënë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ka thënë nga spitali i Traumës, se është dhunuar nga efektivë të policisë.
Në një video të publikuar në “Now me Erla Mëhillin” brenda ambienteve të spitalit ku ndodhet i shtruar Gjekmarkaj, ky i fundit ka thënë para kryetarit të Partisë Demokratike, se ka qenë i mbështetur në një makinë, kur efektivët e kanë dhunuar.
Sipas tij ata i kanë ushtruar presion në gjoks duke e lënë pa frynë, ndaj edhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës.
“Isha i mbështetur në një makinë. U thash jam profesor në fakultet, mos më shtyni, mos më provokoni. As nuk më panë në sy, më shtynë sikur të isha leckë. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”,-tha Agron Gjekmarkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi