Operacioni “Interruption”| Arrestohet 22-vjeçari që posedonte 900 gramë kokainë
24 Dhjetor 2024 |
12:03
Policia nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Interruption”, duke arrestuar një 22-vjeçar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e shtetasit me iniciale K. B., Policia zbuloi rreth 900 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe një sasi municioni luftarak. Operacioni u zhvillua në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas në adresën e të dyshuarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Do të marrë jetën” Parandalohet krimi në familje, arrestohet djali që dhunoi babanë
- “Trafik droge, prostitucion e vjedhje”/ Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali
Lajme të Sugjeruara
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet