Digjet pema e Krishtlindjes në Siri, grupet fetare në protestë
Në Siri kanë shpërthyer protesta të ashpra pas djegies së një peme të Krishtlindjes në qytetin me shumicë të krishterë, Suqayla Ibiyah, pranë Hamës. Incidenti ndodhi një natë para festimeve të Krishtlindjes, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar u shfaqën në një video duke i vënë zjarrin pemës së ekspozuar në sheshin kryesor të qytetit.
Fraksioni islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që kontrollon zonën, deklaroi se autorët e zjarrvënies tashmë të arrestuar, janë luftëtarë të huaj.
Grupet fetare dhe qytetarët kanë dënuar aktin, duke e konsideruar si një sulm ndaj pakicave fetare dhe tolerancës në vend.
Pas incidentit, një figurë fetare e HTS-së u përpoq të qetësonte situatën, duke mbajtur një kryq në shenjë solidariteti dhe duke premtuar se pema do të rindërtohej brenda natës. Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke përfshirë protestat e mijëra qytetarëve në Damask, Suqaylabiyah dhe Hama, të cilët kërkojnë mbrojtje për pakicat fetare dhe qëndrueshmëri në vend.
Prania e luftëtarëve të huaj dhe ekstremistëve islamikë mbetet një sfidë e madhe për qeverisjen e re islamike në Siri, teksa popullsia kërkon stabilitet dhe mbrojtje nga akte të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse