Efektet e mbylljes së TikTok, sociologët: Do bëhen agresivë, të merren me aktivitete

shkak të shqetësimeve të sigurisë, në vazhdën e fundit të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.
24 Dhjetor 2024 | 16:18

Mbyllja e rrjetit social TikTok ka qenë tema më e diskutuar e ditëve të fundit. Të ndarë në mendime, nëse duhet të mbyllet apo jo, sociologët kanë nisur të japin udhëzimet e para. Ata rekomandojnë prindërit dhe fëmijët, që një vit pushim nga rrjeti social ta shfrytëzojnë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të fëmijëve, të dëmtuar pikërisht nga këto rrjete sociale.

“Mendoj që fëmijët me shumë sesa t’u thuash mësojnë nga ato që shohin. Kur prindi vetë është mjaft i vendosur në të qëndruarit sa më pak më rrjetet sociale, e ndihmon fëmijën, është model më i mirë”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

Sipas një raporti nga Kepios, që merret me studimin e rrjeteve online, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milionë përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës. Mbyllja e këtyre rrjeteve për sociologët, do të ndikojnë në gjendjen e tyre emocionale.

“Tek ata shfaqet nervozizmi, bëhen agresiv dhe kërkojnë që të krijojë të njëjtën gjendje të mirë. Shumë fëmijë do të vihen në kërkim të një platforme tjetër që do jetë po aq tërheqëse. Ndjekja e kurseve të ndryshme, aktivitet në natyrë, do të ndihmojnë që fëmijët të kenë një jetë më të shëndetshme dhe të jenë me interaktivë me njëri-tjetrin ballë për ballë”, rekomandon sociologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026