Çmimet “Lumo Skëndo”, në vëmendje vepra e personalitetit të madh Mid’hat Frashëri

24 Dhjetor 2024 | 16:29

Është çelur edicioni i katërt u çmimeve “Lumo Skëndo”, në qendrën Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Ky edicion që risjellë në vëmendje veprën dhe emrin e një personaliteti të madh sikurse ishte Mid’hat Frashëri, ka në fokus gjykimin e veprave më të mira të vitit në fushën e publicistikës dhe eseistikes.

 “Ky çmim vjen për të nderuar jo vetëm një figurë madhore sikurse është Mid’hat Frashëri, por edhe për t’i dhënë rëndësi veprave të kategorisë si publicistika apo eseistika që kanë një ndikim në shoqëri, si vepra ideore”,-tha Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.

Kryetarja e këtij edicioni Belina Budini ftoi botuesit të sjellin veprat e publikuara në publicistikë teksa theksoi se juria ashtu si edhe vlerësimi për këtë çmim është mjaft  demokratike.

 “Ky çmim është një rast për ta sjellë institucionin e gjykimit kulturor në një nivel të lartë në hapësirën publike shqiptare për vetë faktin se kjo figurë intelektuale e shumanshme përbën një imazh si gur themeli, duke qenë një nga etërit e kombit shqiptar. Është një figurë thellësisht demokratike, që na ka bërë edhe ne si juri të jemi thellësisht demokratik, të ftojmë dhe të kemi gjithmonë kontribute nga intelektualë, publicistë, eseistë, studiues të të gjithë spektrit, pavarësisht angazhimeve të tyre politike”,-tha Belina Budini, dekania e shkencave humane në UET.

Anëtarë të kësaj jurie do të jenë dhe akademiku Anastas Angjeli, historiani Uran Butka, gazetaret Aida Tuci dhe Rudina Xhunga.

Në këtë takim, u prezantua dhe vëllimi i dhjetë i veprës diplomatike, letrare dhe publicistike të Mid’hat Frashëri, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Çmimi “Lumo Skëndo” do të ndahet në 25 mars, në 145 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
11:51 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026