Momente dramatike, të mbijetuarit dalin nga avioni i rrëzuar në Kazakistan

25 Dhjetor 2024 | 09:49

Një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, që u nis nga Baku për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit, bëri të ditur Ministria e Transportit e Kazakistanit më 25 dhjetor. Autoritetet thanë se disa persona i kanë mbijetuar rrëzimit.

“Një avion që po kryente rrugëtimin Baku-Grozni u rrëzua afër qytetit Aktau. Avioni i përket kompanisë Azerbaijani Airlines”, tha ministria përmes një postimi në Telegram.

Azerbaijan Airlines, kompania kryesore ajrore e vendit, tha se avioni i llojit Embraer 190, ka bërë “një ulje emergjente” rreth 3 kilometra larg nga Aktau, që është një qendër e gazit dhe naftës në Detin Kaspik.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momentet kur të mbijetuarit dalin nga avioni i rrëzuar.

Mediat kanë raportuar se avioni i Azerbaijan Airlines ndryshoi rrugëtimin e tij për shkak të mjegullës në Grozni.

Ministria e Transportit e Kazakistanit tha se në bord ishin 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Sipas kësaj ministrie, në bazë të informacioneve fillestare, 25 persona kanë shpëtuar dhe 22 nga ta janë dërguar në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026