Gruaja vrau burrin me sëpatë, detajet nga krimi në Sarandë, çfarë ndodhi në banesë

25 Dhjetor 2024 | 11:15

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e së martës në fshatin Metoq të Sarandës. Autorja e dyshuar e krimit Elvira Tahiraj është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar se ishte ajo që ka kryer vrasjen e burrit të saj.

Sipas burimeve të besueshme 49-vjeçarja ka deponuar gjakftohtë por në dukje me probleme të shëndetit mendor se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vrasë burrin e saj, ndërsa nuk ka shprehur asnjë shkak se pse.

Rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme vajza që ishte në shtëpi, kur u ngrit nga gjumi gjeti babanë e vet të pajetë dhe në pellg gjaku në shtratin e tij. Kërkoi nëpër shtëpi për nënën e vet, dhe e kish gjetur atë që rrinte tek dera e jashtëme e shtëpisë. Mori në telefon motrën që e ka të martuar edhe ajo atje më Metoq dhe i ka treguar se çfarë kishte ndodhur. Kanë qenë këta që kanë njoftuar edhe policinë.

Sipas një komshiu të lagjes 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera. Unë, ka thënë ai; u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kishte ndodhur.

Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku. Prokurorja e gatshme Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55 vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.

49 vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në Gjykatë…

Ndërkohë policia ka dalë në njoftim të ri mbi këtë ngjarje ku thotë se; “U bë arrestimi për vepren penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e shtetases E. T., 48 vjeçe, e cila dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin N. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Theksojmë se në informacionin praprak inicialet e viktimës janë dhënë si Ll. T., ndërsa pas verifikimeve, inicialet e sakta rezultojnë N. T.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026