“I rrinim larg”- Çfarë dihet nga ngjarja e rëndë ku gruaja vrau burrin në gjumë
Mëngjesin e kësaj të marte, në fshatin Metoq të Sarandës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Në familjen Tahiraj, bashkëshortja ka vrarë burrin, teksa ky i fundit ishte duke fjetur. Nuk dihen shkaqet që e çuan 49-vjeçaren të ndërmarrë aktin ekstrem, por dyshohet autorja e krimit kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit. Dyshohet se kryefamiljari ishte në gjumë kur është goditur për vdekje nga gruaja. Çifti i bashkëshortëve ishin prindër të 3 vajzave. Njëra prej tyre, e cila ka njoftuar edhe policinë e Sarandës pas ngjarjes, ka qenë duke fjetur në një dhomë të shtëpisë kur ka ndodhur krimi.
Llazari dhe Elvira, me origjinë nga Kolonja, prej disa vitesh jetonin në Metoq, ku kishin ndërruar disa banesa me qira. Familja e tyre kishte të ardhura të pakta, pasi viktima ishte i vetmi që punonte dhe nuk kishte një rrogë stabël.
Në fshat, fqinjët e njohin viktimën si një njeri të qetë e punëtor, ndërsa për të dyshuarën e krimit ata thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishin komunikim për shkak të sjelljeve të saj të çuditshme.
“Punonte i shkreti, punonte çdo ditë… gruaja ka qenë cik e ikur… ai ishte punëtor, as alkool s’pi, me qira rri, ja ishte te kjo shtëpia këtu, iku atje me 100 mijë lekë. Edhe dje e takova, kishte marrë ca ushqime, ika në shtëpi, më tha. Gjynah mavrija, ajo është me të mbeta moj vajzë…”. deklaron një fqinje.
“Po si s’e njohim moj, ajo është e çmendur, s’flisje dot me gojë, i binte sëmundje e tokës edhe… Llazi që burrë i mirë, punonte i shkreti… Kishte tre vajza, i martoi një, jetonte këtu me ta. Kur na vinte ajo makina që shet perime, njëherë në dhjetë ditë dilte ajo që të merrte ndonjë domate, ndonjë piperikë, i rrinim larg, nuk i flisnim me gojë, se ajo qe…”, tha ajo.
Banorët e zonës jashtë kamerave tregojnë se Elvira Tahiraj pas krimit kishte qëndruar deri në mëngjes në oborrin e shtëpisë. Autorja e dyshuar është shoqëruar nga policia, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet