Aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin, arrestohet shoferi që iku nga vendi i ngjarjes
Një 39-vjeçari humbi jetën të martën në Spitallë të Durrësit pasi kur po lëvizte me biçikletë dyshohet se u godit nga një kamion.
Shoferi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin por pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të aksidentit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë 64-vjeçarin M,Ç i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .
“Duke drejtuar automjetin tip kamion, 64-vjeçari nga Durrësi rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte”, thuhet në njoftimi ne policisë.
Policia bllokoi kamionin në cilësinë e provës materiale dhe i kaloi për veprime të mëtejshme materialet procedurale Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur