Shqipëria dhe Turqia nënshkruajnë tre marrëveshje bashkëpunimi

12 Shkurt 2020 | 12:52

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan tre dokumente të rëndësishme gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm turk, z. Mevlüt Çavuşoğlu​ në Tiranë. Çavuşoğlu u takua me ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, me të cilin u dakordësuan për njohjen e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit; këmbimin e përvojës në fushën diplomatike, si dhe bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizmit.

Marrëveshja e parë lidhur me njohjen e patentave synon të lehtësojë lëvizjen dhe do të eliminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. 

Në fushën e diplomacisë, ministrat e jashtëm nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve. 

Ndërsa Deklarata e përbashkët shton përpjekjen e luftës kundër organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit.

Dy homologët diskutuan gjithashtu rreth interesave të përbashkët të vendeve respektive që lidhen me avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike e tregtare, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e ndërveprimit në organizata shumëpalëshe. 

Ministri në detyrë Cakaj e nisi konferencën e përbashkët duke falënderuar Turqinë për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar ndaj Shqipërisë pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO.”- theksoi Cakaj në fjalën e tij. 

Z. Cakaj, pjesë e kabinetit me prejardhje nga Kosova në qeverinë Rama shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë për Republikën e Kosovës në kuadër të procesit të forcimit të pozicionit ndërkombëtar dhe anëtarësimit të organizatave shumëpalëshe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026