Kalimi sekret në Vatikan, i përdorur nga papët në rast rreziku, hapet për publikun
Kalimi sekret që lidh Vatikanin me mauzoleun e Hadrianit, i njohur gjithashtu si Passetto di Borgo, është rihapur për publikun.
Korridori i shekullit të 6-të i lejoi prijësit të iknin shpejt nga vendi i tyre në rast të një sulmi, gjë që u dëshmua gjithashtu e dobishme në plaçkitjen e Romës në 1527, kur Papa Klementi VII arriti t’u ikte ushtrive të Perandorit të Shenjtë Romak dhe mbretit Charles V. të Spanjës.
Kalimi është i ndërtuar në dy nivele, njëri prej të cilëve është i hapur dhe ofron një pamje mahnitëse të panoramës së Romës. Pjesa e poshtme ishte gjithashtu e fortifikuar dhe shërbente si korridor sekret në rast lufte dhe rreziku të afërt.
“Vizitorët do të kenë akses në të dy elementët”, tha drejtori i Mauzoleumit të Hadrianit për Euronews.
Ai shtoi se kanë planifikuar edhe turne të veçanta që do të njohin turistët me historinë e pasur të kësaj pjese të Romës, si dhe me funksionalitetin e kalimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer