Studentët s’i ndalin protestat në Beograd, lënë 1 mijë letra në prokurori
Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë të shumtë, zbarkuan sërish të mërkurën në bulevardet qendrore të Beogradit për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa në fundjavë, akuzat ndaj Vuçiçit për korrupsion dhe nepotizëm u dëgjuan fuqishëm. Këto, sipas protestuesve, janë shkaktarë të tragjedisë së 1 nëntorit, ku shembja e një pjese të stacionit hekurudhor të saporikonstruktuar në Novi Sad i mori jetën 14 personave dhe plagosi 3 të tjerë.
Studentët marshuan drejt zyrave të Prokurorit të Përgjithshëm, ku lanë 1 mijë letra simbolike me përmbajtje të njëjtë. Në to, renditeshin akuzat për korrupsion dhe nepotizëm, si dhe kërkesa për drejtësi të pavarur nga politika.
Dy javë më parë, Vuçiç hodhi poshtë akuzat për korrupsion dhe përgjegjësinë e qeverisë për tragjedinë. Ai deklaroi se nuk do të dorëhiqej, por premtoi se autorët do të vihen para drejtësisë. Megjithatë, protestuesit i akuzoi si të organizuar nga forca të jashtme anti-serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk