Vuçiç: Protestat kanë mbështetje të huaj, lidhen edhe me Kosovën

26 Dhjetor 2024 | 07:39

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se protestat e studentëve në vend nuk janë protesta studentore, por ato kanë mbështetje nga jashtë.

Në takimin “E ardhmja, jo e kaluara”, e cila është pjesë e një nisme më të gjerë për dialogun me të rinjtë, Vuçiç tha se një nga arsyet kryesore për protesta është kundërshtimi ndaj miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara.

Ai tha se “në ditët në vijim do të zbulohen shumë dëshmi që vërtetojnë se pas ngjarjeve të fundit në Serbi ka mbështetje të madhe nga faktorët e huaj.”

Sipas tij, protestat kanë synime jo vetëm të brendshme, por edhe ndërkombëtare, duke akuzuar “të fuqishmit në botë” për “tri arsye”

“Për shkak se duan ta përfundojnë punën rreth Kosovës sa më shpejt, nuk mund të durojnë që Serbia të jetë fuqi lidere në rajon, dhe sepse Serbia i rezistoi votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk iu përgjigj pyetjes nëse Qeveria e Serbisë do t’i plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë prej javësh në mbarë vendin, duke kërkuar përgjegjësinë për aksidentin në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026