Të shtëna me armë gjahu në Durrës pas sherrit! Policia arreston dy të rinj

26 Dhjetor 2024 | 10:08

Një konflikt për motive të dobëta ndodhi pasditen e së mërkurës në lagjen nr. 15. në Durrës. Policia njofton se ka vënë në pranga një 29-vjeçar që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër ndërsa ka sekuestruar këtë armë e cila posedohej pa leje.

Po ashtu është vënë në pranga dhe një 26-vjeçar ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë këtij konflikti, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës pasi shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, 29-vjeçari K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026