“Po bëjnë gjithçka të rrëzojnë Vuçiçin”- Bërnabiç akuza të forta Kroacisë

26 Dhjetor 2024 | 11:40

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar Kroacinë për një plan që synon të parandalojë që Vuçiç të qëndrojë në pushtet. Ajo sugjeroi se Kroacia po punon për rrëzimin e Vuçiç dhe përmendi se kjo përpjekje përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.

Në një postim në X, Brnabiç theksoi se ishte interesant fakti që gjatë javës së fundit të fushatës presidenciale në Kroaci, po diskutonin shumë rreth presidentit të Serbisë. Ajo komentoi gjithashtu deklaratën e kandidates për presidente në Kroaci, Ivana Kekin, duke e quajtur atë një shembull të “ndërhyrjes në punët e brendshme” të një shteti tjetër.

Brnabiç vazhdoi të nënvizonte se nëse Kroacia po e pranon hapur se largimi i Vuçiçit nga pushteti është interes strategjik për ta.

“Nëse Kroacia po e pranon kaq hapur se mosqënia e Vuçiçit në pushtet është interesi i tyre strategjik, atëherë kjo nënkupton drejtpërdrejt se ata po bëjnë gjithçka për ta rrëzuar atë. Kjo do të thotë se ata as nuk e fshehin se mbështesin rrëzimin e tij (një  rrëzim  të dhunshëm dhe jodemokratik, pasi ai ka absolutisht mbështetjen e shumicës në mesin e popullit në Serbi)”, vuri në dukje Brnabiç.

Të shumta kanë qënë reagimet e Brnabiç në rrjette sociale duke mbrojtur presidentin e duke sulmuar Kroacinë. ‘Nëse është për burg – ai meriton një dënim të përjetshëm. jam dakord. Megjithatë, nuk besoj se do të keni sukses në realizimin e interesave strategjike të Kroacisë. Vështirë se do t’ia dilni mbanë të shfuqizoni demokracinë dhe shtetin ligjor në Serbi, sado që të përpiqeni.”, ka shkruar Brnabiç në rrjetin X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026