Berisha prezanton platformën “Diaspora për Atdheun”: Informon emigrantët për votime
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të premte platformën online “Diaspora për Atdheun”, një ëebsite i ndërtuar nga PD për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Gjatë një konference për media, Berisha shpjegoi se kjo platformë ofron informacion të detajuar dhe mundëson një proces të thjeshtuar regjistrimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ai theksoi se vota e diasporës ka një rëndësi të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhdhme për të bërë ndryshimin.
“Vota e diasporës është e drejta kushtetuese e mbi 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, e cila është mohuar deri tani. Këto zgjedhje janë një mundësi e papërsëritshme për shqiptarët kudo që janë – nga Zelandë e Re deri në Kaliforni – për të bërë ndryshimin,” deklaroi Berisha.
Platforma, sipas tij, është e lehtë për t’u përdorur dhe është një hap i rëndësishëm për të mundësuar pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor. “Ky është një moment i rëndësishëm, për të siguruar që çdo shqiptar jashtë vendit të ketë mundësinë të regjistrohet dhe të marrë informacionin që i nevojitet për të ushtruar të drejtën e tij të votës,” shtoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit për pronën, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës