44 ngjarje dhe 59 viktima në 2024,”! Gazetarja: Ja krimet që tronditën vendin

27 Dhjetor 2024 | 20:01

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ishte e ftuar këtë të premte për të diskutuar mbi ngjarjet të vitit 2024 të cilat kanë tronditur vendin.

Këtë vit ajo e përshkruan si një vit të vrullshëm sa i përket ngjarjeve kriminale.

“Përveç atentateve të mirëorganizuara, kemi pasur një numër të lartë të krimeve në familje. Sa i përket statistikave në vitin 2024, kemi pasur 44 ngjarje me 59 viktima. Një bilanc i frikshëm. Krahasuar me një vit më parë, në 2023 kemi pasur 35 vrasje”, tha gazetarja.

Sara Demushi ka bërë një pasqyrim të atentateve të regjistruara në 2024 teksa thekson se muaji gusht rezulton me krimet më të rënda.

“Janari ka nisur që në fillim me vetëflijim e Bedri Lokës, mendohej se ishte vetëvrasje por rezultoi se bashkëshorti i tij, Xhemal Loka akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes. Duke vijuar me atentatet, në datë 7 janar vritet me snajper në banesë në Vlorë, Gëzim Sinomati. Shënjestër ishte xhaxhai i viktimës, Benard Sinomati por fatkeqësisht viktimë mbeti nip i tij, Gëzim Sinomati 23-vjeç.

Në 6 qershor u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi duke ia fshehur trupin. Pra, kemi të bëjmë me raste dhe njerëz të tillë që arrijnë deri në fshehjen e krimit. Për të kaluar në 20 korrik, ku ndodhë ekzekutimi i babait të Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi.

Këtë vit, gushti ka qenë muaji që ka pasur ngjarjet më të rënda”, tha gazetarja Sara Demushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026