Frikë për të shpenzuar, shqiptarët të kursyer edhe në mars, transporti dhe ushqimet mbajnë inflacionin 1.4%
Pasiguritë nga pandemia vijojnë të shkaktojnë pasiguri për xhepat e shqiptarëve, të cilët edhe gjatë muajit mars u treguan të kursyer. Të dhënat e Institutit të Statistikave fiksuan inflacionin shënoi 1.4 për qind, gjatë muajit të kaluar, pa ndonjë ndryshim të theksuar me shkurtin.
Një sërë masash të vendosura nga ekspertët e shëndetësisë, duket se kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si dhe ku kanë shpenzuar shqiptarët. Kështu, shpenzimet në arsim, argëtim e kulturë nuk kanë regjistruar vlera pozitive, për shkak të masave në shkolla, kinema, teatro etj. Nga ana tjetër, grupi i veshjeve dhe këpucëve po përjeton krizë prodhimi dhe konsumi.
Ndërkohë, rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në grupin e ushqimeve dhe transportit, por edhe kafenetë e restorantet kanë pasur impakt në normën pozitive të inflacionit.
Sa i përket krahasimit me vendet e tjera të Europës, rritja e çmimeve të konsumit në Shqipëri gjatë marsit rezulton nën mesataren e Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 1.7%. Shqipëria renditet në vendin e 16-të në Europë sa i përket rritjes së çmimeve të konsumit, duke u konfirmuar për të disatin muaj me radhë në pozita të qëndrueshme.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus