Rimbursohen 95% e të vetëpunësuarve, Tatimet: Paguam 6.1 mln euro

28 Dhjetor 2024 | 12:47

Administrata Tatimore ka rimbursuar 6.1 milionë euro për 7,700 të vetëpunësuar në muajin dhjetor. Ajo fton edhe 449 tatimpaguesit e mbetur të deklarojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare për të mbyllur procesin e kthimit të parave.

Më shumë se 95% e të vetëpunësuarve, që kishin paguar tatim në fillim të vitit, i kanë marrë paratë e tyre mbrapsht në dhjetor. Lajmin e bën të ditur për Euronews Albania, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila bën rimbursimin e subjekteve dhe pret që procesi të përmbyllet plotësisht.

E drejta e rimbursimit nuk humbet për këta të vetëpunësuar, të cilët tashmë duhet të kalojnë në një procedurë më të gjatë për të marrë paratë e tyre mbrapsht.

Shuma e rimbursuar deri më tani arrin në 6.1 milionë euro dhe mbeten për t’u hedhur edhe 50 mijë euro të tjera deri në përmbushjen e plotë të vendimit. Ndërkohë, sistemi i tatimeve do të jetë i kufizuar nga data 31 dhjetor deri në 5 janar, në disa prej shërbimeve që lidhen me platformën E-albania apo korrigjimin e deklaratave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026