Fundjava e fundit e 2024-ës sjell fluks në Kakavijë, shtohen hyrjet dhe daljet
28 Dhjetor 2024 |
13:00
Fundjava e fundit e vitit ka sjellë një fluks të lartë lëvizjes në doganën e Kakavijes. Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj dogane kanë udhëtuar nga Greqia drejt Shqipërisë 5,343 persona dhe 1,674 automjete. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që janë kthyer për të festuar festat e fundvitit me familjet e tyre.
Po ashtu, ka patur një lëvizje të konsiderueshme në drejtim të shtetit grek, ku janë regjistruar 2,938 persona dhe 972 automjete. Megjithatë, gjatë ditës së shtunë, në sportelet e kontrollit të dokumenteve nga të dyja anët e kufirit, nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje.
Gjatë periudhës së festave, nëpërmjet doganës së Kakavijes, janë lëvizur rreth 80 mijë persona në kufirin me Greqinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kakavijë, vijon fluksi në kufi për festat, 20 mijë persona lëvizën vetëm në fundjavë
- Media greke: Radhët në Kakavijë i zgjidh vetëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon