Rrëfimi i Kumbullës për karrierën: E ndjeja të luaja për Shqipërinë
Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla ka zhvilluar një bisedë mbi karrierën e tij futbollistike, ndërsa ka analizuar momentet më të veçanta. Në një rrëfim për rg.org 24-vjecari tregoi periudhën ku zgjodhi komëbtaren shqiptare, përpara asaj italiane.
“Kam luajtur më Shqipërinë që kur isha 15 dhe kur mbusha 19, më duhej të zgjidhja mes Shqipërisë dhe Italisë për ekipin e parë. Edhe pse më kërkonte Italia të luaja me të, unë nuk kisha dyshime. E gjithë familja ime është nga Shqipëria, unë ndjehem shqiptar dhe dëshiroja të luaja për të”.
Ai gjithashtu foli dhe për eksperiencën te Roma, si dhe vlerësoi trajnerin Juric.
“Nga të gjithë trajnerët me të cilët kamë punuar, Juriç kishte influencën më të madhe te unë si lojtar. Ai më dha mundësinë kur isha vetëm 19 vjeç. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës çdo ditë, pasi ai më ndihmoi të ndryshoja jetën. Kalimi te Roma për 30 milionë euro? Nuk po mendoja për vlerën në fillim, dëshiroja thjesht të luaja futboll. Kishte shumë trysni, Roma ka një ekip të madh në Itali ku tifozët kërkojnë shumë”.
Aktualisht Kumbulla është në huazim te Espanyol ku duket se ka gjetur veten, ndërsa ka arritur të shënojë dhe 1 gol.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s