Artan Hoxha i publikoi foto me Çapjan, Rama për bisedat e Sky: Ka të tjerë “ku e ku”
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët dhe në lidhje me bisedat e publikuara nga përgjimet e SKY ECC, ku dyshohet se gazetari Artan Hoxha gjatë një debati televiziv më të i publikoi një foto me Ardjan Çapjan, për llogari të një bande tjetër kriminale.
Rama tha se nuk ka dëshirë të komentojë bisedat e dala nga përgjimet e kriminelëve të cilët i cilësoi me fjalën “llum”.
Shefi i qeverisë tha se rasti në fjalë nuk është asgjë nga ajo që ai ka parë këto vite në politikë, ku njerëz në parlament dhe media e sulmojnë ashpër dhe pastaj i dërgojnë mesazhe se “kështu e ka politika”.
“Unë nuk i përgjigjem pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nëpër ato ulluqet e atyre sistemeve telefonike të kriminelëve. Unë as nuk i afrohem. Dikush më çonte mesazh për një analist i krimit që më pati nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim, ndërkohë që çfarë kam parë, dëgjuar e kuptuar në këto vite ka të tjerë që janë “ohu” “ku e ku” me atë person, që dalin në parlament e nëpër media e bëjnë namin dhe pastaj më çojnë mesazhe se kështu e ka politika”, tha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta